Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, së fundmi ka qenë nën presionin e një sërë kritikash.
Kompania e tij është akuzuar se ka dështuar në bllokimin e informacioneve propagandistike në mediat sociale dhe sigurinë e përdorueseve.
Këto të fundit janë të dhënat e Cambridge Analytica, kompani që rezulton se ka asistuar zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, duke ndikuar në favor të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Themeluesi i Facebook-ut do të japë dëshmi para deputetëve, të cilët do të shqyrtojnë projektligjin e sigurisë së internetit.
Frances Haugen, shkencëtare dhe analizuese e të dhënave, ka shkaktuar një krizë të thellë në perandorinë e mediave sociale të Zuckerberg-ut, pasi publikoi dhjetëra mijëra dokumente të brendshme, ku detajohet dështimi i kompanisë për t’i mbajtur përdoruesit e saj të sigurt.
Duke folur për Observer para seancës, Haugen tha se Zuckerberg nuk kishte treguar ndonjë gatishmëri për të mbrojtur publikun nga dëmi që po shkakton kompania e tij.
Reagime kanë ardhur edhe nga deputetë.
Damian Collins, deputeti konservator dhe kryetar i komitetit të përbashkët, deklaroi se “Dëshmia e Frances Haugen deri më tani e ka bërë edhe më të qartë se mbikëqyrja rregullatore e platformave të mediave sociale ka nevojë për ndërhyrje urgjente”.
Vërejtjet e fundit të 33-vjeçarit për disa nga problemet e Facebook-ut janë komunikuar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
Me faktin rreth asaj se si mund të përdoren të dhënat e Facebook-ut për të nxitur propagandën politike, disa figura me influencë në të dy anët e Atlantikut thanë se ishte koha që Zuckerberg të dalë të flasë dhe t’i justifikojë të gjitha ngjarjet e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com