Në Bronx të New York City-t, një zjarr i madh në një ndërtesë banimi i ka marrë jetën 19 personave, përfshirë nëntë fëmijë, të dielën e 9 janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Eric Adams për agjencinë e lajmeve “CNN”.
#Video: The Bronx apartment fire that has killed 19 people also left more than five dozen injured, with 13 still in critical condition in the hospital, said a senior adviser to New York City Mayor Eric Adams. #Bronx #NewYork #Fire #BronxFire #NewYorkFire #BreakingNews pic.twitter.com/DNN10Cy4Q3
— JUST IN | World (@justinbroadcast) January 9, 2022
Daniel Nigro nga Departamenti i Zjarrfikësve ka treguar më herët se prej zjarrit u dërguan në spitale 32 njerëz me rrezik për jetën.
Kurse Adams ka zbuluar se janë plagosur 63 persona gjithsej.
“Ky është një moment i tmerrshëm dhe i dhimbshëm për New York-un dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë dhimbje dhe dëshpërim në qytetin tonë”, ka vijuar Adams.
Ishin afro 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve në skenën e zjarrit në një ndërtesë apartamentesh 19-katëshe në 333 East 181st Street.
Zjarri nisi pak para orës 11 të paradites në një apartament në katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës, ka thënë Nigro.
Sipas tij, dera e banesës u la e hapur dhe më pas tymi u përhap në çdo kat të ndërtesës.
Prej kësaj, zjarrfikësit u përballën me tymin dhe zjarrin e shumtë nëpër korridore të ndërtesës.
Ndërkaq, viktimat u gjetën në shkallët e çdo kati të ndërtesës, shumë në arrest kardiak. Çka është emërtuar si e paprecedentë.
Nigro ka zbuluar se lëndimet ishin kryesisht nga thithja e tymit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com