Sport

Zidane dhe pikat për pikëpyetjet e shumta


Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, është përfolur shumë për një largim nga Real Madrid-i pas përfundimit të sezonit.

Por, pas fitores ndaj Villarreal dje, që ishte ndeshja e fundit e sezonit, Zidane nuk konfirmoi asgjë.

Zidane pa skuadrën e tij të fitonte 2-1 përballë Villarreal, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që Los Blancos të siguronin titullin, pasi Atletico arriti fitoren në fushën e Valladolid.

“Duhët të përgëzojmë Atletico-n”, tha Zidane, “kush do që është në krye e meriton titullin”.

“Gjëja më e rëndësishme është që këta futbollist luftuan deri në fund”.

Rreth të ardhmes së tij, Zidane tha që “me kohë dhe qetësi, do të flasë me klubin rreth të ardhmes sime”.

“Duhet të falendrojë tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë nga jashtë”, vazhdoi Zidane.

“Mendoj që të gjithë janë krenarë me futbollistët, sepse ata dhuruan gjithçka në fushë”.

Gjatë konferencës, pyetjet më të shumta u drejtuan për të ardhmen e Zidane.

“Jemi të qetë, ditët e ardhshme do të flasim për të” tha francezi.

“Shumë shpejt do të shohim se çfarë ndodhë, jo vetëm me mua, por me gjithçka që klubi do të bëjë sezonin e ardhshëm”.

Kur u pyet se si ndihet, ai u tregua i sinqertë.

“Shumë keq, Real Madrid-i nuk duhet të përfundojë pa asnjë titull”.

Shumë tabloide spanjolle thonë që Zidane do të vendosë shumë shpejt për të ardhmen e tij, në 72 orët në vijim.

Kjo sepse trajneri francez nuk është nga ata tipa që i pëlqen drama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore