Zëvendësministri ftohet nga Prokuroria Speciale pas nënshkrimit të ‘kontratave të dyshimta’ për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën, njoftoi se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ftuar për intervistim pas nënshkrimit të kontratave të dyshimta për rrugën Prishtinë – Podujevë.
Ai e ka cilësuar të pakuptimtë ftesën për intervistim ngase prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik. Megjithatë, zëvendësministri kosovar ka garantuar se do të paraqitet në prokurori më 8 maj 2024.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurorinë speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë”, ka shkruar Durmishi gjatë ditës.
Zëvendësministri Durmishi i ka nënshkruar kontratat për tenderin për rrugën Prishtinë – Podujevë, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), institucion i pavarur administrativ, i cili merret me ankesat e kompanive që aplikojnë për tenderët e institucioneve publike.
E vlera totale e kontratave të nënshkruara nga zëvendësministri Durmishi është 35 milionë euro, ndërsa njërën pjesë të këtij tenderi në vlerë mbi 8 milionë euro e ka fituar kompania ‘Bageri’, pronarin e së cilës zëvendësministri i Kosovës e ka konfirmuar vetë se e ka shok.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë