Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re, u është drejtuar talebanëve për ndihmë pasi u pengua të kthehej në vendin e saj për shkak të rregullave të karantinës.
Ministri i Shëndetësisë, në Zelandën së Re, Chris Hipkins, tha se kishte kërkuar nga zyrtarët që të kontrollonin nëse ata kishin ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis.
Qeveria e Zelandës së Re ka deklaruar se do vazhdojë të mbrojë sistemin e saj të rreptë të karantinës.
“E kuptoj që ajo donte të kthehej në një datë specifike dhe se zyrtarët e kontaktuan atë për më shumë informacion menjëherë pasi panë aplikimin e saj. Por kriteret e COVID-19, në vendin tonë janë të rrepta”.
“Kriteret e caktimit të urgjencës përfshinin shtatzëninë”, tha ai.
Zelanda e Re ka arritur të mbajë në minimum përhapjen e virusit gjatë pandemisë dhe ka raportuar vetëm 52 vdekje nga COVID-19, nga 5 milionë banorë gjithsej.
Qeveria ka sinjalizuar se së shpejti do të ketë ndryshime në kufi.
Vitin e kaluar, Bellis ka punuar për të përditshmen, “Al Jazeera”, duke mbuluar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Në nëntor ajo dha dorëheqje.
Ndër të tjera ajo e përshkroi shtatzëninë si një “mrekulli” pasi më herët u tha nga mjekët se nuk mund të kishte fëmijë.
Ajo pritet të sjellë në jetë një vajzë në maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com