Njё varr masiv, për të cilin mendohet se u përket viktimave tё diktaturёs komuniste, është zbuluar ditёn e enjte nё qytetin e Pёrmetit.
Bёhet fjalё pёr njё sipёrfaqe 100 metra katrorё, nё njё lagje tё re, e cila po ndёrtohet nё qytet.
Zbulimi u bё nga firma ndёrtuese qё ka marrё pёrsipёr projektin nё fjalё. Mё pas, kjo e fundit lajmёroi autoritetet policore, tё cilat mbёrritёn nё vendngjarje dhe aktualisht kanё rrethuar zonёn.
Deri tani dyshohet se janё katёr varre tё tё zhdukurve nga diktatura komuniste, por mendohet se mund tё jetё njё varrezё masive.
Sipas dëshmitarëve, edhe për ndërtesat e ndёrtuara aty rrotull mendohet që të jenë mbi varre.
Në hapёsirёn nё fjalё, gjatё diktaturës komuniste ndodhej njё repart ushtarak i pёrndjekjes sё disidentёve tё sistemit.
Deri nё vitin 1992 ka qenё qendra mё e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit për të gjithë jugun e Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore