Sport

Ylli i Napolit është afër marrëveshjes së re


Khvicha Kvaratskhelia thuhet se po i afrohet nënshkrimit të një zgjatjeje të kontratës afatgjatë pas një sezoni të mrekullueshëm debutues në Serie A, në të cilën ai ndihmoi Napolin për titullin e parë të ligës në më shumë se 30 vjet dhe mori çmimin si lojtari më i mirë i sezonit

Sipas raporteve të shumta në “Sport Mediaset” dhe “La Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari ka në tryezë një ofertë për kontratë të re, të cilën të dy mediat pretendojnë se ai është gati ta pranojë.

Siç u raportua të enjten pasdite, Kvaratskehlia-s do t’i ofrohet një marrëveshje e re pesëvjeçare, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028, me një rritje rroge që duhet të jetë mbi 3 milionë euro në sezon.

Aktualisht, mendohet se Kvaratskhelia merr afërsisht 1.2 milionë euro në sezon bazuar në kontratën fillestare që ai nënshkroi me Napolin në verën e vitit 2022.

Rritja e pagës së tij do ta bënte atë fituesin e katërt më të madh në skuadrën aktuale të lojtarëve të Napolit, pas Victor Osimhen, Hirving Lozano dhe Piotr Zielinski.

“Sport Mediaset” raporton se Kvaratskhelia përmes agjentëve të tij kishte kërkuar rritje page për të mos marrë parasysh interesimet nga klubet e tjera.

Kujtojmë që në sezonin e kaluar anësori gjeorgjian u transferua nga skuadra gjerorgjiane, Dinamo Batumi, për shumën e 11.5 milionë eurove.

Ai shënoi 14 gola dhe dhuroi 17 asistime në 43 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore