Të martën u shpall kampioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, pas një performance fantastike të Golden Eagle Yllit më finale.
Ylli ishin dominant duke mposhtur Pejën për serinë finale me rezultat 3:0.
Të martën u luajt ndeshja e fundit e sezonit në Fivestar Superligën e Kosovës në basketboll ku therandasit fituan duelin përballë pejanëve me rezultat 70:67.
Është hera e parë që Ylli shpallet kampion i Superligës së Kosovës, ky ishte vit mjaftë i suksessshëm për therandasit ku ata u shpallën edhe kampion të edicionit të parë të Ligës Unike.
Ndeshja ishte shumë interesante ku rezultati ndryshonte në çdo moment dhe fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ylli kishte lojtarë shumë stabil gjatë serisë, por më i miri u shpall Erjon Kastrati i cili ishte vendimtar në shumë raste të ndeshjeve.
Më të dalluarit te therandasit ishin Erjon Kastrati me 16 pikë, Elyjah Clark me 19 pikë e 5 asistime dhe Samir Zekiqi me 11 pikë.
Ndërsa te Peja më të mirët ishin Dardan Berisha me 21 pikë dhe Lis Shoshi me 10 pikë e 11 kërcime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com