Stil

Yjet e veshur më me stil në ” MTV VMAs 2021″


Po, “Grammy” mund të jetë nata më e madhe e muzikës, por kur në pyetje vihet guximi për tu paraqitur ndryshe në tapetin e kuq, “VMAs” mban fronin.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të gjigandit mediatik “MTV – Video Music Award), është ndër më të famshmet në të gjithë globin dhe bie në sy me të ftuarit specialë, që guxojnë të eksperimentojnë me dukjet e tyre.

Rep artisti i veçantë, Lil Nas X, ishte ai që e fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes, dhe pos kësaj, ai habiti të gjithë edhe me veshjen e tij me të cilën u paraqit në “VMA 2021”.

Edhe për këtë vit, figurat publike, kishin vendosur që shfaqen ndryshe-ndryshe në këtë eveniment prestigjioz, disa duke u ekspozuar totalisht, e disa të tjerë kishin preferuar të paraqiten me veshje më elegante.

Albanian Post ju sjell listën e figurave publike të veshur më me stil në “VMAs 2021”, sipas mediave botërore.

Normani – veshur nga stilistja e modës, Patrycja Pagas.

 

Olivia Rodrigo – veshur nga marka, Atelier Versace.

 

Shawn Mendes – veshur nga “Mans”.

 

Kourtney Kardashian (veshur nga, Oliver Theyskens) dhe Travis Baker.

 

Camila Cabello – veshur nga “Alexis Mabille Couture”.

 

Troye Sivan – veshur nga “Fendi”.

 

Megan Fox – veshur nga “Mugler” dhe Machine Gun Kelly – veshur nga “Dolce and Gabbana”.

 

Doja Cat – veshur nga Vivienne Westwood.

 

Lil Nas X – veshur nga ‘Atelier Versace”.

 

Kim Petras – veshur nga Richard Quinn.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore