Pajisje

X po shet disa “suvenire” nga e kaluar e Twitter


Kompania X (Twitter), po shet disa “suvenire” nga e kaluar e saj.

Në ankand mund të gjeni vepra arti, mobile dhe sende tjera që zbukuruan zyrat e Twitter në Santa Monica dhe San Francisco.

Ankandi i quajtur “Twitter Rebranding” hapet më 12 shtator, dhe artikujt më unikë mund të kapin vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve. Në fillim të këtij viti, ikona e zogut u shit për më shumë se 20,000 dollarë.

Ankandi pritet të përfshijë një shumëllojshmëri objektesh, duke filluar nga kitara dhe kabina telefonike, deri te tavolina dhe divane, ndër të tjera.

Kjo është një mundësi e rrallë për të blerë pjesë nga një kompani e njohur e teknologjisë, që ka lënë gjurmë të thella në mënyrën se si njerëzit komunikojnë dhe ndikojnë në shoqëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore