Kandidati për kryetar të Bujanocit nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi dhe ajo për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, kanë votuar në komunat e tyre ku po mbahen zgjedhjet lokale këtë të diele.
Mustafi, pas votimit është shprehur se Bujanoci dhe shqiptarët meritojnë shumë, derisa i ka ftuar të gjithë shqiptarët në Bujanoc që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
“Është e rëndësishme që në mënyrë masovike të dilet dhe të vendoset për më të mirët. Ne besojmë që Bujanoci meriton më shumë, komuna meriton më mirë, shqiptarët meritojnë më shumë”, tha Mustafi para gazetarëve.
“Është ruajtja, mbrojtja e identitetit kombëtarë, në radhë të dytë zhvillimi i gjithmbarshëm politik, ekonomik dhe social dhe ne konsiderojmë që me mendjen dhe zemër do të kemi më shumë Kosovë dhe më shumë Shqipëri edhe në Bujanoc”, shtoi.
Edhe kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, i ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës ku garon për të votuar.
“I ftoj sa ma masovikisht qytetarët t’i përgjigjen kësaj të drejte, për një të ardhme më të mirë. Tre minuta për votuar kushtojnë për katër vitet e ardhshme”, theksoi Sinani.
“Kërkoj nga të gjithë aktivistët dhe partitë politike të jenë të matur dhe të qetë, uroj që ky proces të përmbyllet siç e meritojnë qytetarët e kësaj komune”, shtoi ajo.
Ajo ka theksuar se procesi është i rregullt dhe nuk ka ankesa për ecurinë deri më tani.
“Jemi të përgatitur për të gjitha mekanizmat që mund të përdoren në këtë proces zgjedhor, por sot është ditë feste, deri tani është duke shkuar mbarë”.
Ndryshe në Bujanoc deri në ora 10:00 kanë votuar 6.3 për qind e votuesve, ka njoftuar Komisioni Zgjedhor i Serbisë. Ndërkohë në Preshevë deri në ora 9:00 kanë votuar 3.5 për qind të votuesve.
Në Preshevë në garë janë gjashtë subjekte shqiptare dhe një subjekt serb. Në Bujanoc ndërkaq po garojnë katër subjekte të shqiptarëve, katër të serbëve dhe një subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.
Presheva ka rreth 43 mijë votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të votimit për 39 mandate, ndërkaq në Bujanoc kanë të drejtë vote mbi 43 mijë votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.
Shqiptarët në Serbi janë pakicat e katërt kombëtare, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2022. Në këtë shtet jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë.
Partitë politikë dhe banorët shqiptarë shpesh janë ankuar se autoritetet serbe po e ulin numrin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi, përmes pasivizimit të adresave të tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë