Auto

Volvo dhe Didi, bashkë për makinat vetëdrejtuese


Volvo Cars, prodhuesi suedez i automjeteve, ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje me firmën kineze, Didi Chuxing, për të siguruar makina në njësinë e teknologjisë autonome për flotën e saj të vetëdrejtuese të provës.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se kompania do të sigurojë modelin XU90 SUV të pajisur me sistem rezervë drejtimi dhe frenimi. Kjo do të mundësohet prej platformës së re të vetëdrejtimit të quajtur Didi Gemini të Didi Autonomous Driving.

Aktualisht, Didi po punon për një ofertë fillestare publike me një vlerësim prej 100 miliardë dollarësh.

Startup-i vetëdrejtues i quajtur Cruise, i cili është mbështetur nga prodhuesi amerikan, General Motors, njoftoi gjatë javës së kaluar se kishte mbledhur 2.75 miliardë dollarë në raundin e saj të fundit të financimit. Investitorët e saj përfshinin edhe kompaninë Walmart Inc çka e çoi vlerësimin e saj në mbi 30 miliardë dollarë.

Përgjegjësi i strategjisë te kompania Volvo, Alexander Petrofski, është shprehur për Reuters se bashkëpunimi me Didi-n ka synimin për të shtuar edhe më shumë automjetet vetëdrejtuese teksa flota e provës zgjerohet.

“Për në kjo është një mundësi e jashtëzakonshme sepse ne fitojmë njohuri të botës reale dhe përgatitemi për të provuar automjetet tona në një mjedis të botës reale”, ka thënë Petrofski.

Ai ka shtuar se “kjo është diçka nga e cila do të përfitojmë kur të fillojmë të përdorim këtë teknologji në aplikacione për klientët tanë” duke konfirmuar që disa nga automjetet janë dorëzuar tanimë te Didi.

Johan Taws, kreu i strategjisë së drejtimit autonom te Volvo, ka thënë se marrëveshja “është në përputhje me vizionin tonë për të qenë bashkëpunëtor i zgjedhur në një nivel global” për flotat që drejtojnë vetveten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore