Ka përfunduar numërimi i votave në Qarkun e Vlorës, ku fituese me 57.9% të votave është shpallur Partia Socialiste (PS).
Drejtuesi politik i PS-së, Damian Gjiknuri, në një konferencë për mediat, iu drejtua presidentit të Republikës, Ilir Meta.
“LSI-ja e humbi mandatin në Vlorë, për faj të Ilir Metës”.
Nga rezultati i zgjedhjeve në Vlorë, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka marrë asnjë mandat. Përkatësisht Partia Demokratike ka fituar katër mandate, ndërsa PS-ja tetë mandate.
“Meta të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen”, tha Gjiknuri nga Vlora.
Gjiknuri, duke iu drejtuar Metës, e falënderoi se motivoi popullin që t’i jepte votën PS-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com