Biznes

Vlera e Dogecoin-it ka rënë


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlera e kriptovalutës Dogecoin ka rënë ndjeshëm pas cilësimit të saj si “ngutje” nga Elon Musk në shfaqjen komike Saturday Night Live.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se kriptovaluta ka rënë me rreth 28 për qind duke e çuar shkëmbimin e saj në 0.47 dollarë nga 0.65 dollarë që ishte para shfaqjes.

Shfaqja e të shtunës mbrëma po pritej pamasë nga entuziastët e kriptovalutave për të parë se çfarë do të thoshte shefi ekzekutiv i Tesla-s.

Kjo pasi postimet e Musk-ut në platformën Twitter e nxorën monedhën digjitale nga errësira.

I pyetur gjatë shfaqjes se çfarë ishte Dogecoin-i, Musk-u u përgjigj se “është e ardhmja e monedhës…është një mjet financiar i pandalshëm që do të marrë pushtetin e botës”.

Por, kur Michael Che, një anëtar i kastit të emisionit, u kundërpërgjigj duke thënë nëse Dogecoin-i është një ngutje, Musk-u ka pohuar këtë duke thënë se “po, është një ngutje” dhe më pas ka qeshur.

Ai ka postuar vazhdimisht në përkrahje të kësaj monedhe digjitale duke e quajtur edhe “kripto e njerëzve” duke nxitur njerëzit drejt saj.

Gjatë muajve të fundit, Dogecoin ka kapërcyer me 800 për qind duke u kthyer në monedhën e katërt digjitale më të madhe që llogarit një kapitalizim tregu prej 73 miliardë dollarësh. Çka ka bërë që Dogecoin të kalojë edhe kriptovalutat më të përdorura

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore