Shqipëria

“Vishu me trashëgimi” në Muzeun Arkeologjik Durrës


Ekspozita “Vishu me trashëgimi” e vazhdon rrugëtimin në Muzeun Arkeologjik Durrës, bazuar në programin “Edukimi përmes kulturës” dhe bashkëpunimit institucional midis Qendrës Kombëtare të Muzeumeve, Berat dhe Qendrës Muzeore Durrës.

“Kjo ekspozitë vjen për gjithë publikun e gjerë, artdashës, studentë, nxënës e mësues të qytetit të Durrësit, si një celebrim i një pjese të trashëgimisë kulturore të Beratit, i asaj pasurie shpirtërore e materiale që na bën të ndihemi unik”, shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në Facebook.

“Eja e vishu për një çast me kostumet elegante beratase, elegancë e finesë në detaj!” përmbyll Margariti statusin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore