Sindroma e vezores policistike është një çrregullim i zakonshëm hormonal që shfaqet te gratë midis pubertitetit dhe menopauzës. Quhet sindromë, sepse në të njëjtën kohë shfaqen një numër i madh simptomash.
Vezoret policistike (PCOS) janë një gjendje në të cilën vezoret prodhojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të androgjenëve, gjë që ndikon në ovulim.
Simptomat janë: vështirësi për të qëndruar në një gjendje tjetër, e ndjekur nga mungesa e ovulacionit, mungesa e menstruacioneve apo menstruacioneve të parregullta, niveli i rritur i hormoneve mashkullore, obeziteti dhe prania e depozitave dhjamore, veçanërisht në zonën e barkut etj.
Për të përmirësuar simptomat e lartpërmendura, ju duhet të ndryshoni stilin e jetesës.
Ndryshimet në dietë
Ngrënia e ushqimeve të duhura dhe shmangia e disa përbërësve mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave tuaja të PCOS. Dieta mund të ndihmojë në rregullimin e hormoneve dhe ciklit menstrual. Ngrënia e ushqimeve të përpunuara dhe të konservuara shumë mund të kontribuojë në zhvillimin e inflamacionit dhe rezistencës ndaj insulinës.
Hani ushqime të plota
Ju duhet të hani ushqime të papërpunurara. Frutat, perimet, drithërat dhe bishtajoret janë disa nga ushqimet integrale që mund t’i shtoni në dietën tuaj.
Balanconi marrjen e karbohidrateve dhe proteinave
Karbohidratet dhe proteinat ndikojnë në nivelet e energjisë dhe hormoneve. Ngrënia e proteinave stimulon trupin tuaj të prodhojë insulinë. Ushqimet e papërpunuara të pasura me karbohidrate mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Konsideroni dietën mesdhetare si një opsion. Vaji i ullirit, domatet, perimet me gjethe, peshqit yndyrorë si skumbri dhe toni dhe arrat janë ushqime që kanë një efekt të dëshmuar anti-inflamator, dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i të gjitha lëndëve ushqyese të nevojshme për trupin e njeriut.
Rritni marrjen e hekurit
Disa pacientë me PCOS përjetojnë gjakderdhje të rëndë gjatë menstruacioneve. Kjo mund të çojë në zhvillimin e mungesës së hekurit ose anemisë. Nëse mjeku ju rekomandon që të merrni hekur, atëherë këto ushqime janë: spinaqi, vezët dhe brokoli.
Nuk duhet të rrisni marrjen e hekurit pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj. Shumë hekur mund të rrisë rrezikun e komplikimeve.
Rritni marrjen e magnezit
Bajamet, shqemet, spinaqi dhe bananet janë ushqime miqësore me PCOS të pasura me magnez.
Shtoni fibra në dietën tuaj
Një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes. Thjerrëzat, fasulet, brokoli, lakrat e Brukselit, dardha dhe avokado janë të pasura me fibra.
Reduktoni kafen
Konsumimi i kafeinës mund të shoqërohet me ndryshime në nivelet e estrogjenit. Nëse nuk mund të qëndroni pa kafeinë, atëherë çaji jeshil duhet të jetë zgjedhja juaj.
Suplementet
Ka një numër suplementesh në treg që pretendojnë se ndihmojnë me PCOS. Mos i përdorni pa marrëveshje paraprake me mjekun.
Shafran i Indisë
Përbërësi aktiv i shafranit të Indisë quhet kurkum. Shafrani i Indisë mund të rregullojë rezistencën ndaj insulinës dhe të ketë një efekt anti-inflamator.
Zinku
Zinku është një element që mund të rrisë fertilitetin dhe aktivitetin e sistemit imunitar. Rritja e tepërt ose e padëshiruar e flokëve dhe alopecia mund të përmirësohen me suplemente zinku. Mishi i kuq, fasulet, arrat dhe ushqimet e detit janë burime të mira natyrore të zinkut.
Një kombinim i vitaminës D dhe kalciumit
Vitamina D është një hormon jetik për sistemin tuaj endokrin. Mungesa e vitaminës D është e zakonshme te gratë me PCOS. Vitamina D dhe kalciumi mund të përmirësojnë periodat e parregullta dhe të ndihmojnë me ovulimin.
Probiotikët
Probiotikët nuk ndihmojnë vetëm tretjen dhe shëndetin e zorrëve. Ato mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e PCOS. Ato gjithashtu mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të rregullojnë nivelin e disa hormoneve seksuale si androgjenet dhe estrogjenet.
Kujdesuni për peshën e trupit tuaj
Mbajtja e një peshe normale trupore mund të ndihmojë në uljen e rezistencës ndaj insulinës, rregullimin e menstruacioneve dhe zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të komplikimeve të lidhura me PCOS.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com