Në Arboretumin Përkujtimor Kombëtar në Staffordshire të Mbretërisë së Bashkuar, forcat britanike që shërbyen në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) shënuan 25 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë.
Ish-marinsi britanik, Harris Tatakis, i cili shërbeu gjatë luftës në Kosovë, deklaroi se forcat britanike fituan zemrat dhe mendjet e kosovarëve gjatë konfliktit të armatosur më 1999, duke shpëtuar jetë të panumërta njerëzish.
“Mendoj se kemi shpëtuar shumë jetë dhe e kemi lënë Kosovën një vend më të mirë. Në Kosovë kam mësuar gjëra që kanë qenë të dobishme edhe më vonë, gjatë misionit në Irak dhe Afganistan”, kujtoi mes tjerash Tatakis.
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin, theksoi: “Që nga momenti kur mbi 10 mijë trupa britanike hynë për herë të parë në Kosovë, para 25 vjetësh, si kontigjenti më i madh brenda forcës paqeruajtëse të NATO-s, ne kemi mbështetur sovranitetin e Kosovës – duke u bërë një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës”.
Kosova sivjet shënoi 25 vjetorin e Lirisë apo Çlirimit – atëherë kur tankset britanike “Challenger” në rrugë tokësore dhe “Apache-t” amerikanë përmbi qiell, në kuadër të trupave paqeruajtëse të aleancës veriatlantike, filluan marshimin triumfal në Kosovë – pas fushatës 78 ditore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë