Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, të shtunën, do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Shkup, për të kërkuar lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani.
Ramadani u arrestua më 17 korrik nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të një fletarresti që kishte nga Serbia.
“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Ish-ushtarit të UÇK-së, të enjten, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lidhur me këtë çështje, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha të mërkurën për Albanian Post se “jemi duke punuar” për lirimin e Ramadanit.
“Ka pasur edhe në të kaluarën raste të ngjashme. Po punojmë për ta evituar si problem”, theksoi Mexhiti për AP, derisa tregoi edhe për veprimet që janë duke i bërë për rastin në fjalë dhe jo vetëm.
“Jemi duke punuar edhe për këtë rast, por edhe për rastet tjera”, potencoi zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë e RMV-së. Kjo ka ndodhur, siç tregoi Mexhiti, pasi që Serbia, ish-ushtarët e UÇK-së, i paraqet në INTERPOL.
“Pastaj paraqiten në sistem”, pohoi ai, duke shtuar se “duhet që ta gjemë zgjidhjen që të eliminohet si fenomen, jo vetëm për këtë rast”.
Në një konferencë për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se është në komunikim me autoritet në RMV për lirimin e Ramadanit.
“Jemi në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitetin të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarrestime të tilla për qytetarët tanë”, potencoi Kurti.
Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pret që autoritetet maqedonase t’ia ekstradojnë shtetit serb Ramadanin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë