Shqipëria

Vera e vitit 2023 ishte shqiptare


Këtë verë, Shqipëria ka qenë në kulmin e një vale me shumë turistë nga Italia, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të çmimeve të larta.

Sipas mediave kanadeze, ata janë tërhequr nga oferta e Shqipërisë, që dukshëm po zgjeron dita-ditës sfondin e vet turistik.

Vendi ka një skenë muzikore shumë aktive dhe me rritje të shpejtë.

Vitet e fundit, është vendosur si një vatër talentesh në industrinë e muzikës elektronike të kërcimit, veçanërisht zërave të shquar.

Me rritjen e popullaritetit të artistëve si Ava Max, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa, vendi gradualisht po fiton njohje ndërkombëtare në fushën e muzikës mainstream dhe dance-pop.

Paçka se duhet ende kohë për të hequr plotësisht imazhin e një kombi të huaj në industrinë e muzikës elektronike të kërcimit, Shqipëria tregon potencial dhe talent të rëndësishëm në këtë fushë.

Por cilat janë dhjetë mënyrat kryesore se si vendi ballkanik mund të bëjë hapin e madh dhe definitiv.

Në fillim janë festivalet dhe në vend ata janë në rritje si kurrë më parë.

UNUM për shembull, i organizuar për herë të parë në vitin 2019, tashmë ka tërhequr një audiencë ndërkombëtare me një grup DJ-sh si Ricardo Villalobos, Luciano, Joseph Capriati.

Sakaq, peizazhi lokal krijon një atmosferë të veçantë për shfaqje elektronike dhe në ajër të hapur.

Edhe pse me përmasa të vogla, Shqipëria ka një pasuri të larmishme kulturore e muzikore, të sjellë nga pushtimet e ndryshme ndër shekuj.

Historia e saj, e ndikuar nga kultura dhe tradita të ndryshme, ka ndihmuar në krijimin e një mjedisi unik artistik që tërheq artistë dhe muzikantë të talentuar.

Artisti vendas Regard, u bë i famshëm me hitin e tij të vitit 2019 “Ride It”, që u bë një nga këngët më të njohura dance të vitit.

Po ashtu festivalet muzikore dhe eventet që lidhen me muzikën dance dhe atë elektronike po bëhen gjithnjë e më të njohura.

Vitet e fundit, vendi ka parë një rritje të flukseve hyrëse të kapitalit nga jashtë.

Falë rritjes së investimeve, u hapën mundësi të reja jo vetëm për DJ-të, por edhe për transmetuesit e radios, tashmë jo vetëm në FM, por edhe në internet.

Ndërkaq, klubet janë revolucionare.

Infrastruktura moderne, duke përfshirë sallat e koncerteve, hapësirat e rinovuara shumëfunksionale dhe mbi të gjitha klubet e natës, i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme ekonomisë, duke ofruar mundësi të reja për sipërmarrësit që vlerësojnë botën e natës.

Ka diskoteka të ndryshme në qytetet e mëdha si dhe në bregdet,

Një tjetër avantazh shihet se është ai i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Falë përparimeve të bëra në fushën e muzikës elektronike, ky cep i planetit ka tërhequr vëmendjen e artistëve dhe profesionistëve me famë botërore.

Ky bashkëpunim u jep mundësinë si DJ-ve dhe artistëve shqiptarë të punojnë ngushtë me ekspertë të industrisë, duke zgjeruar aftësitë e tyre dhe rrjetin e kontakteve që fillon në nivel lokal dhe shkon globalisht me ndihmën e internetit.

Pavarësisht se artistët shqiptarë në skenën e muzikës elektronike janë protagonistë të një vendi të vogël, ata shquhen për pasionin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë.

Mund të thuhet se ata kanë tejkaluar vështirësi të ndryshme dhe e kanë çuar vendin në hartën botërore të muzikës elektronike.

Përkushtimi dhe talenti i tyre japin një kontribut të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e industrisë së muzikës moderne vendase.

Duket se të mësuarit është baza e gjithçkaje.

Prodjschool Metronome është e specializuar në prodhimin e muzikës elektronike. Dhe është një nga shkollat e para të këtij lloji në Tiranë.

Kiki La Rochelle është pronarja dhe menaxherja e saj.

Janë të shumtë ata që investojnë kohën e tyre në muzikën e klubit dhe të kërcimit, veçanërisht në Tiranë.

Tanimë, studiot e regjistrimit janë laboratorë të vërtetë.

Vendet si dhomat e regjistrimit dhe provave janë serioze dhe pa kufizime. Asnjë presion nga asnjë korporatë.

Një shembull i kësaj është AK Record Sal, ku artistë nga një shumëllojshmëri zhanresh performojnë ditë e natë.

Marrë nga “OiCanadian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore