Udhëtime

Vëndet më tërheqëse, që duhen vizituar


 

Në një botë plot vende magjepsëse , zgjedhja e vendit perfekt për të pushuar është gjithmonë një sfidë.

U.S. News bëri një sondazh, bazuar në  mendimin e ekspertëve, tendencave aktuale, dhe votimeve. Ata renditën vendet më të bukura sipas kulturës, ushqimit, dhe bukurive natyrore.

Ishulli i Zelandës jugore

Ky ishull të ofron një pamje të mrekullueshme, duke filluar nga malet deri te akullnajat. Rekomandohet të vizitohet, parku kombëtar Fiordland, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, ngjitja në malin Mount John, nga ku mund të vështrosh pamjen spektakulare  të yjeve, dhe akullnajat.

Parisi

Qyteti i dritave tërheq miliona vizitorë çdo vit, duke ofruar pamje të paharrueshme. Pjesa më e madhe e Parisit është rezultat i rimodelimit, të shekullit 19-të. Tre monumentet më të famshme që duhet vizituar nga të gjithë janë: katedralja “Notre Dame” e shekullit të 12-të, “Harku i Triumfit” dhe kulla “Eiffel”.

 

Bora Bora

Ishulli Bora Bora, është një prej destinacioneve më të kërkuara së fundmi. Ishulli ofron bukuri natyrore të rralla. Autori James Michener, i cili shkroi “Përrallat e paqësorit jugor”, e quajti Bora Bora-ën ishullin më të bukur në botë. Industria kryesore në këtë vend është turizmi. Bora Bora renditet ndër vendet më të shtrenjtë.

Parku kombëtar i akullnajave

Parku kombëtar i akullnajave ndodhet në kufirin e Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara quhet ndryshe “kurora e kontinentit”. Parku ka më shumë se 700 liqene, ujëvara dhe dy vargmale. Përveç veçorive gjeologjike ajo që të lë pa frymë, është monumenti historik kombëtar i cili ofron pamje spektakolare, si dhe qasje në shtigje të njohura të alpinizmit.

Londra

Shkrimtari anglez Samuel Johnson tha- “Çdo individ që zotëron aftësi intelektuale, nuk largohet kurrë nga Londra”. Londra ofron një jetë shumë energjike. E vjetra dhe modernia bashkëveprojnë, gjatë gjithë kohës me njëra-tjetrën. Kulla e Londrës konsiderohet shumë e rëndësishme për t’u parë nga çdo vizitor. Sonetet e Shekspirit imitohen ende nga aktorë që veshin rroba moderne.

Tokio

Ky qytet i ndodhur në Japoni  gumëzhin vazhdimisht nga zhurmat, makinat, trenat dhe anijet që lundrojnë. Tokio është një ndër qytete më të zhvilluara në fushën e teknologjisë. Muzetë dhe vendet historike janë të klasit botëror.  Nese viztorët duan të provojnë  sushi, dhe bukuri të krijuara nga njeriu,  këto gjenden vetëm në Tokio.

 

Roma

Historia e hershme Romës është fshehur në legjendë. Sipas traditës romake, qyteti u themelua nga Romulus. Origjina legjendare e qytetit tregon se Romulus dhe Remus nërtuan qytetin. Shumica e vizitorëve janë të sigurtë që ka diçka magjike në këtë qytet. Roma shquhet për art, muzeumet e Vatikanit, dhe ushqime tipike të saj. E kaluara e saj është në qendër të vëmendjes për shumë pushues.

/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore