Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar ish-këshilltarit të Presidentit, Hashim Thaçi, Bekim Çollakut, pasi ky i fundit kishte thënë se deklarata e presidentes Osmani për moratoriumin e Marrëveshjes së Uashingtonit ishte një përpjekje për justifikim të dështimit të politikës së jashtme nga ana e Qeverisë dhe Presidencës.
Vela e ka quajtur Çollakun promovues të idesë së ndryshimit të kufijve, sa ishte këshilltar i ish-Presidentit Hashim Thaçi.
“Zedhenesi i koalicionit PDK-Srpska sa ishte në Presidencë promovoi ide per ndryshim të kufijve e veproi që politika e jashtme të jetë e çakorduar e pasive”.
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani ka thënë se interesi i qytetarëve dhe Kushtetuta janë ‘doracak’ për institucionet e vendit në politikën e jashtm.
“Sot, Kushtetuta, interesi qytetar e forcimi i aleances Kosovë- SHBA janë udherrefyes të politikës së jashtme dhe jo interesat personale”, ka shkruar Vela në Twitter.
Zedhenesi i koalicionit PDK-Srpska sa ishte n’Presidence promovoi ide per ndryshim t’kufijve e veproi qe politika e jashtme t’jete e çakorduar e pasive. Sot, Kushtetuta, interesi qytetar e forcimi i aleances 🇽🇰🇺🇸 jane udherrefyes t’politikes se jashtme dhe jo interesat personale. pic.twitter.com/suPJ4r2k7u
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2021
Çollaku ka thënë se “Në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, i cili u bojkotua nga pjesa dërmuese e opozitës, presidentja e vendit tërthorazi ka kritikuar edhe marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Presidentja në përpjekjen e saj për të justifikuar dështimet serioze në politikën e jashtme të Kosovës, ndër të tjera ka thënë se ‘moratoriumi i përcaktuar në marrëveshje cenonte rëndin tonë kushtetues dhe të drejtën për konsolidim ndërkombëtar’ “.
“Kjo është një dëshmi e qartë se presidentja mban të njëjtin qëndrim kundërshtues njësoj sikur kryeministri Kurti lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit dhe obligimet që burojnë nga kjo marrëveshje”, ka deklaruar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë