Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, të cilët kanë njoftuar se i burgosuri me inicialet J.I, viti i lindjes 1946, ka vdekur shkaku problemeve shëndetësore.
“I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftim.
Organet kompetente njoftohet se janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com