Mason Greenwood, sulmuesi anglez i Manchester United u akuzua të dielën nga ish e dashura e tij 18-vjeçare, Harriet Robson për ushtrim dhune.
Gjithashtu, Robson-i pretendonte dhe se ylli i United e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, duke e kërcënuar.
Pasi Robson-i publikoi në mediat sociale pamje të vetes së saj, e gjakosur dhe ku akuzonte Greenwood-in, ka pasur reagim të gjerë në botën e futbollit.
Manchester United e ka pezulluar lojtarin deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kompania “Nike” ka bllokuar marrëveshjet e sponsorizimit. Ndërsa bashkëlojtarët e kanë hequr nga rrjetet sociale.
Goditja e fundit për gjestin e Greenwood-it vjen nga gjigandi i videolojërave “EA Sports”. Siç bëjnë të ditur mediat britanike, pas një përditësimi në bazën e të dhënave, lojtari është hequr nga videoloja, FIFA 22, për të gjitha platformat Xbox, Play Station dhe PC.
Sipas “Mail Online”, Greenwood-i mund të mbahet në paraburgim deri të enjten në mbrëmje, para se të vendoset nëse do të akuzohet apo do të lirohet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor