Një nga pilotët rusë të kapur nga ushtria ukrainase duket se është ai që ka pozuar me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe Besher el-Asad në Siri (në të djathtë).
Ai ka qenë pjesëmarrës në operacionin rus në Siri, ku Asad-i ka bombarduar civilët dhe mendohet se ka përdorur dhe armë kimike.
Tashmë ai do të përballet në Gjykatën e Hagës për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Incredible story. A Russian pilot shot down in Ukraine appears to be one who posed with Putin & Assad in Syria (on right), where he was no doubt gaining expertise in bombing civilians. Now to the Hague. https://t.co/rUVk9W7wDm pic.twitter.com/Kk1nFPAsAM
— Garry Kasparov (@Kasparov63) March 6, 2022
Në një ditë, Forcat e Armatosura të Ukrainës arritën të rrëzonin të paktën 4 helikopterë dhe 3 luftarakë.
Të shtunën, e 5 marsit, pranë Chernigov dhe në rajonin e Nikolaev, trupat ukrainase rrëzuan një numër helikopterësh dhe luftëtarësh rusë, një pjesë e ekuipazhit të tyre u kap rob.
Shërbimi për shtyp i komandës operacionale “Veriu” në Facebook në orën 11:35 raportoi se avioni Su-34 i agresorit u rrëzua pranë Chernigov. Pothuajse një orë më vonë, Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan foto dhe video të pilotëve rusë të gjetur pranë vendit të rrëzimit. Njëri prej tyre vdiq.
Gjithashtu komanda operacionale “Veriu” shtoi se pasi avioni u rrëzua nga specialistë të mbrojtjes ajrore, piloti i mbijetuar u hodh dhe tentoi të arratisej, por u kap.
Sipas portalit “Militarniy”, piloti i vdekur ishte një vendas i rajonit Tyumen Konstantin Krivolapov, i lindur në vitin 1984, i cili para luftës në Ukrainë ishte navigator i njësisë ushtarake bombarduese Su-24 69806. Autorët e botimit pretendojnë se ai, si partneri i tij i quajtur Krasnoyarsev, mori pjesë në luftën në Siri.
Në vitin 2017, gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Siri, Krasnoartsev u pa në mesin e pilotëve që takuan Putin-in. Gjithashtu në foto janë ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe udhëheqësi sirian Bashar al-Assad.
U gjetën edhe rrënojat e pushtuesve Su-34. Pranë tyre u gjetën tre bomba ajrore FAB-500.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com