Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Niger-it kanë njoftuar një grusht shteti në televizionin kombëtar.
Ata thanë se kishin shpërbërë kushtetutën, pezulluan të gjitha institucionet dhe mbyllën kufijtë e vendit.
Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.
Në njoftimin televiziv të mërkurën, kolonel Maj Amadou Abdramane, së bashku me nëntë ushtarë të tjerë me uniformë pas tij, tha: “Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë… kemi vendosur t’i japim fund regjimit që ju njihni. Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale”.
Ai shtoi gjithashtu se krerët e ministrive do të kujdesen për punët e përditshme.
“Të gjithë partnerëve të jashtëm u kërkohet të mos ndërhyjnë”, vazhdoi ai. “Kufijtë tokësorë dhe ajrorë janë të mbyllur derisa situata të stabilizohet”.
Ai shtoi se një shtetrrethimi i natës do të hyjë në fuqi nga ora 22:00 deri në 05:00 me kohën lokale deri në njoftimin e mëtejshëm.
Kol Maj Abdramane tha se ushtarët po vepronin për Këshillin Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP).
Pas njoftimit televiziv të ushtarëve, Blinken bëri thirrje për lirimin e Presidentit të Niger-it Mohamed Bazoum.
Ai tha në një konferencë shtypi në Zelandën e Re se “ajo që përbën qartë është një përpjekje për të marrë pushtetin me forcë dhe për të prishur kushtetutën”.
Bazoum është mbajtur nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës, zbulon “BBC”.
Atij iu premtua “mbështetja e palëkundur” e Washington-it në një telefonatë nga kryediplomati amerikan.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pohoi gjithashtu se kishte folur me presidentin dhe ofroi mbështetjen e plotë të OKB-së.
Bazoum është një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.
Dy vende fqinje, Mali dhe Burkina Faso, kanë përjetuar grusht shteti të shkaktuar nga kryengritjet xhihadiste në vitet e fundit, sipas “BBC”.
Në të dy vendet, udhëheqësit e rinj ushtarakë kanë rënë në konflikt me Francën, ish-fuqinë koloniale, e cila gjithashtu më parë sundonte Niger-in.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com