UNICEF: Kosova dhe Shqipëria rrezikojnë të bien në varfëri nga shkaktimi i krizës së luftës
Përmes një raporti të UNICEF-it, Kosovës dhe Shqipërisë pritet që t’i shtohet numri i të varfërve në vend.
Kjo si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.
Për Kosovën, shifra është 41.5 mijë persona, ndërsa për Shqipërinë raporti gjen se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në Shqipëri, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë.
Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF, që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.
Kurse, sipas shifrave në rajon, në Serbi pritet t’i shtohen listës së të varfërve 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, dhe në Mal të Zi me 913.
Sipas këtij raporti, lufta në Ukrainë dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.
Në raport thuhet se fëmijët përbëjnë 25 për qind të popullsisë, ata përbëjnë gati 40 për qind të 10.6 milionë njerëzve shtesë në varfëri këtë vit.
“UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF France, për AFP.
Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore rritja e varfërisë mund të rezultojë në 4 mijë e 500 fëmijë të tjerë që të vdesin para ditëlindjes së tyre të parë dhe 117 mijë fëmijë të tjerë të braktisin shkollën vetëm në vitin 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore