Temperatura e lartë në organizëm është një gjë që na shqetëson të gjithëve. Ajo mund të shkaktojë lodhje, këputje, dhimbje në trup, dhe shpesh dhimbje koke.
Ja cilat janë mënyrat më të mira për uljen e saj në shtëpi.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është efikase kundër temperaturës falë aciditetit, i cili ndihmon në largimin e nxehtësisë.
Hidhni gjysëm filxhani me uthull në vaskë të mbushur me ujë të vakët. Futuni në të për 5-10 minuta, dhe pas 20 minutash do të vini re një përmirësim të dukshëm.
Borziloku
Disa gjethe borziloku të ziera në 20 minuta, ulin temperaturën ndjeshëm.
Hudhra
Hudhra njihet ndryshe si ilaci popullor më efikas, në luftimin e infesioneve. Ajo nxit djersitjen dhe ndihmon në largimin e toksinave nga organizmi.
Grini hollë një thelpi hudhër dhe hidheni në një gotë me ujë të nxehtë. Pas dhjetë minutash, kullojeni dhe pijeni lëngun ngadalë. Këtë pije duhet ta konsumoni dy herë në ditë.
Rrushi i thatë
Rrushtë e thatë janë të pasur me fitoushqyes që luftojnë bakteret dhe ushqejnë organizmin me antioksidantë.
Fusni 25 kokrra në një enë ku keni hedhur një gotë e gjysmë me ujë. Lërini të qëndrojnë për një orë ose deri sa të zbuten. Shtypini rrushtë me dorë dhe kullojeni lëngun.
Nenexhiku
Një lugë gjelle nenexhik i shtypur në një enë me ujë të vakët, ul ndjeshëm temperaturën./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com