Treguesi i besimit ekonomik të Shqipërisë u ul me 6.5 pikë përqindje (pp) në 112.4 në korrik, pas përmirësimit me 0.8 pikë përqindjeje në qershor, tha të martën banka qendrore, raporton SeeNews.
Rënia e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve kontribuoi në prirjen rënëse të treguesit të ndjenjës ekonomike, tha Banka e Shqipërisë në një vrojtim mujor të besimit të biznesit dhe konsumatorëve.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 4.4 pp në korrik, duke qëndruar 14.3 pp mbi mesataren e tij historike.
Sa i takon treguesit të ndërtimit, ai u rrit me 12.1 pikë përqindjeje, duke dalë 24 pikë përqindjeje mbi mesataren historike.
Ndërsa, treguesi i besimit të shërbimeve u ul me 10.4 pikë përqindjeje në korrik duke qëndruar mbi mesataren historike me 16.4 pikë përqindjeje.
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit tregtar u rrit me 1.6 pp për të dalë 15.6 pp mbi mesataren e tij historike.
Vrojtimi mujor ravijëzoi në përmbyllje se treguesi i besimit të konsumatorit ra me 1.9 pikë përqindjeje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore