Një rënie e mëtejshme e çmimeve mesatare javore të naftës kompensoi një rritje të vogël të flukseve nga portet ruse, duke intensifikuar presionin mbi Moskën, ndërsa ajo përballet me një treg global në dobësim.
Kështu shkruan kompania mediatike “Bloomberg”.
Vëllimet mesatare katër-javore të naftës së papërpunuar u rritën në 3.21 milionë fuçi në ditë deri më 15 shtator, me 80 mijë fuçi në ditë krahasuar me periudhën e mëparshme.
Rritje kanë shënuar edhe flukset javore, të cilat janë më të luhatshme, duke u rritur me rreth 110 mijë fuçi në ditë.
Por çmimi i naftës së papërpunuar të Rusisë Urale ra për të dytën javë, duke rënë me më shumë se 3 dollarë për fuçi.
Kjo e ktheu mesataren javore nën pragun e 60 dollarëve për fuçi që vendet e G7-ës u përpoqën t’i impononin Kremlin-it si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Rënia e çmimeve dhe vëllimet më të ulëta janë kombinuar për të ulur vlerën e eksporteve të papërpunuara të Rusisë me pothuajse 30 për qind që nga fundi i qershorit.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike në Kinë – tregu më i madh i Rusisë – po i bën presion çmimit të naftës.
Forcat e rënies ka të ngjarë të rëndojnë sërish çmimet globale pas takimit të Rezervës Federale të SHBA-ve të mërkurën, me një ulje prej 50 pikësh të normave të interesit që nuk ka gjasa të mbështesë tregun për një kohë të gjatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Parashikimi i motit, 23 shtator 2024
-
Lideri me prirje të majtë fiton zgjedhjet në Sri Lanka, në ndryshimin e paradigmës politike
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor