Në muajin mars të këtij viti, eksportet e mallrave në Shqipëri janë ulur për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vlera e mallrave të shitur jashtë, muajin e kaluar, ra në 42.1 miliardë lekë nga 47.7 miliardë vitin e shkuar, duke u tkurrur me 11.7 për qind.
Sakaq, në rënien e eksporteve ndikim kanë pasur materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, lëndët djegëse, veçanërisht energjia elektrike dhe materialet plastike.
Edhe ushqimet e pijet apo tekstilet shfaqën në mars shenja stanjacioni.
Pjesa më e madhe e këtyre produkteve rezulton të ketë shkuar drejt Spanjës, vend me të cilin eksportet u zgjeruan me 170 për qind muajin e kaluar.
Ndërkohë, vendi ndiqet nga Greqia me 28 dhe Kosova me 2 për qind. Ndërkohë kanë rënë eksportet e Kroacisë, Gjermanisë dhe Italisë.
Në linjë të ngjashme kanë ecur edhe importet.
Vlera e mallrave të blerë nga jashtë, muajin e shkuar, ra në 80.5 miliardë lekë nga 83.6 miliardë marsin e vitit 2022 duke u tkurrur me 3.7 për qind.
Rënia e eksporteve me importet ende në nivelet më të lara historike zgjeruan në 38.4 miliardë lekë deficitin tregtar të Shqipërisë në drejtim të tregtisë së jashtme gjatë marsit.
Ndërkaq, ekspertët e lidhin rënien e eksporteve me çmimet e larta, por edhe me reduktimin e fuqisë blerëse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore