Platforma Twitter do të eksperimentojë duke lejuar kompanitë të shfaqin deri në 50 produkte për shitje në profilet e tyre.
Kështu ka bërë me dije kompania, si pjesë e një përpjekjeje për të fituar një pjesë të tregut amerikan prej 45 miliardë dollarësh për të ashtuquajturën tregti elektronike.
Mësohet se testimi i Twitter Shops do të jetë i disponueshëm për biznese të zgjedhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë i dukshëm për njerëzit që përdorin aplikacionin Twitter në iPhone.
Nëpërmjet veçorisë së re, pasi shohin produktin e shfaqur në Twitter, përdoruesit ridrejtohen në faqen e internetit të tregtarit për të realizuar blerjen e tij.
Ky eksperiment i tanishëm është zgjatim i një veçorie të mëparshme që kompania nisi vitin e kaluar. Ajo lejonte markat të shfaqnin deri në pesë produkte në krye të profileve të tyre.
Po ashtu kompania po eksperimenton me blerjet me transmetim të drejtpërdrejtë.
Kjo e fundit i lejon njerëzit të blejnë veshje, aksesorë dhe sende të tjera teksa shikojnë video live nga marka rreth produkteve.
Marrë nga “Reuters”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor