“Turqia shtoi platformat e tregtisë së kriptomonedhave në listën e firmave të mbuluara nga rregullimi kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, tha ajo në një dekret presidencial të botuar herët, të shtunën e 1 majit.
Sipas gazetës zyrtare, zgjerimi i fundit i rregullave të vendit, që rregullojnë transaksionet e monedhës, do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të mbulojë “ofruesit e shërbimeve të aktiveve kripto”, të cilat do t’u nënshtrohen rregullave ekzistuese.
Muajin e kaluar, Banka Qendrore e Turqisë ndaloi përdorimin e aktiveve kripto për pagesa, me arsyetimin se transaksione të tilla ishin të rrezikshme.
Në ditët që pasuan, dy platforma të tregtisë së kriptovalutave, me bazë në Turqi, u ndaluan për hetime të veçanta.
Hetimi për njërin prej tyre, Thodex, çoi në burg të enjten gjashtë të dyshuar, përfshirë vëllezërit e motrat e shefit ekzekutiv të tij, Faruk Fatih Ozer, të cilin autoritetet turke po kërkojnë, pasi ai udhëtoi në Shqipëri.
Banka kujdestare
Pas arrestimeve të disa punonjësve në shkëmbimet e kriptovalutës me bazë në Turqi, Thodex dhe Vebitcoin javën e kaluar, zyrtarët qeveritarë thuhet se po planifikojnë të krijojnë një autoritet të bankës qendrore që mund të ruajë pasuritë digjitale.
Sipas një raporti të Bloomberg, një zyrtar i lartë i panjohur në qeverinë turke tha se autoritetet lokale mund të jenë duke krijuar një bankë kujdestarie qendrore që synon eliminimin e rrezikut të palës tjetër për tregtimin e kripto-monedhave.
I njëjti burim pohoi se qeveria po shikonte gjithashtu krijimin e një pragu kapitali për shkëmbimet dhe kërkon që drejtuesit në firmat kripto të kishin një njohuri të caktuar themelore të monedhave digjitale.
Përshtatur nga Reuters për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com