Lajme

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik


Këtë javë, Turqia mësohet se ka arrestuar mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Vendi është goditur nga disa sulme të mëdha – përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz – përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.

Bastisjet e fundit u bënë në të gjithë Turqinë, përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin, shkroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në platformën sociale X.

Arrestimi i 119 personave këtë javë pason ndalimin e 99 të dyshuarve të tjerë në fillim të gushtit.

Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.

Autoritetet turke kanë thënë se që nga qershori i vitit 2023 janë arrestuar më shumë se 3 mijë e 600 persona për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore