Ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të bëjë një “njoftim shumë të rëndësishëm” më 15 nëntor.
Më shumë gjasë, sipërmarrësi amerikan pritet të rihyjë në garën presidenciale të vitit 2024.
Trump ka lënë të kuptohet për muaj të tërë se ai është gati të rihyjë në betejë.
“Për të mos u shpërqendruar nga zgjedhjet e nesërme shumë të rëndësishme, madje kritike… Unë do të bëj një njoftim shumë të rëndësishëm të martën, më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida”, tha ai në Ohio.
Sipas agjencisë franceze “AFP”, njoftimi ishte më i afërti që republikani ka bërë për të konfirmuar synimin e tij mbi kandidimin për president.
Kjo, duke pasur parasysh mesazhin e tij javën e kaluar se ai “ka shumë, shumë, shumë gjasa të garonte përsëri”.
Trump pritet të shpallë fushatën e vitit 2024 para fundit të nëntorit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com