Në Streamy 2023, MrBeast, ose Jimmy Donaldson, triumfoi si krijuesi i vitit duke fituar dhe çmimin për bashkëpunimin më të mirë me Dwayne “The Rock” Johnson.
Sipas listës së fundit të Forbes, Donaldson renditet si krijuesi më i suksesshëm në internet, me të ardhura bruto vjetore prej 54 milionë dollarësh.
Kanali MrBeast gjithashtu ndodhet në vendin e dytë për ndjekësit në YouTube që nga gushti i vitit 2023.
Në këtë periudhë, Donaldson ka bërë për vete shikuesit me projekte si “Last To Leave Circle Wins $500,000”.
Krijuesit në YouTube zakonisht renditen lart për të ardhurat e tyre. Sponsorizimet dhe reklamat, veçanërisht në formatin video, janë burime të rëndësishme.
Megjithatë, shumë krijues kanë fituar pasuri përmes marrëveshjeve jashtë botës virtuale. Një shembull është Jake Paul, i renditur i treti, që fillimisht u bë i njohur për komedinë dhe muzikën në Vine dhe më pas në YouTube. Ai tani është përqendruar në boks dhe shitjet e produkteve.
Rhett McLaughlin dhe Link Neal nga Rhett & Link kanë evoluar nga komedia në YouTube në paraqitjet live dhe shitjet e produkteve.
Mark Edward Fischbach, i njohur si Markiplier në YouTube, fillimisht krijonte video lojërash, por tani kryesisht fiton nga shitjet e produkteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com