Pothuajse 1 milion rishikime të paraqitura në Tripadvisor – rreth 3.6% e totalit për vitin 2020 – u përcaktuan si të gënjeshtërta.
Në raportin e dytë të transparencës, i pari u publikua në vitin 2019, platforma e udhëzimeve të udhëtimit tha se 67.1% e rishikimeve të rreme ishin kapur përpara se të futeshin në platformë.
Raporti, i publikuar të mërkurën e 27 tetorit, jepte gjithashtu detaje mbi vlerësimet me pagesë.
Ky fenomen ka regjistruar rritje nga dëshira e bizneseve për t’u ngjitur në renditjen e tyre.
Kjo, përmes vlerësimeve pozitive në Tripadvisor.
Kompania deklaroi se hoqi vlerësimet me pagesë nga 131 shtete vitin e kaluar.
Mes tyre shumë rishikime ishin me origjinë nga India – por jo domosdoshmërisht për bizneset në vend.
Si rezultat, India kryesoi listën e vendeve, nga të cilat dolën vlerësimet më të paguara vitin e kaluar.
Raporti citon se “ndërsa kontributet e përgjithshme të rishikimit ranë në përputhje me ngadalësimin e udhëtimit, paraqitjet e gënjeshtërta – të cilat natyrisht nuk janë të bazuara në përvojat reale të klientëve – nuk ndoqën të njëjtën prirje”.
Në total, më shumë se 2 milionë parashtresa rishikimi (që përfaqësojnë 8,6% të totalit) u refuzuan, ose u hoqën nga platforma Tripadvisor, sepse përfshinin përdorimin e blasfemisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com