Tre pacientë me influenca të gripit të derrit (AH1N1) dhe dy me COVID-19, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një përgjigje me shkrim për Albanian Post.
“Aktualisht, të hospitalizuar kemi tre pacientë me AH1N1 dhe dy me COVID-19. Situata është e qetë”, ka thënë Vishaj.
Më 10 janar, shtatë pacientë më influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe një me COVID-19, ishin duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Para tre muaj, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se 14 Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë furnizuar me vaksinën kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit, në administrim kryeqyteti kishte pasur 6 mijë e 700 doza të kësaj vaksine dhe qytetarët mund të vaksinoheshin çdo ditë pune.
“Të dashur qytetarë, ju ftojmë që të vaksinoheni, sidomos të moshuarit, personat me sëmundje kronike. fëmijët nën moshën pesë vjeçare dhe gratë shtatzëna”, thuhet në komunikatën për media.
Ndryshe, vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë ka nisur në muajin tetor.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte njoftuar se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë