Tre mjekë arrestohen për vdekjen e dyshimtë të një foshnje të sapolindur në Spitalin e Prizrenit
Tre mjekë të Spitalit të Prizrenit janë arrestuar, pasi që një burrë ka raportuar se foshnja e tij ka vdekur disa minuta pas lindjes dhe se ai dyshon që kjo ka ndodhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor”.
Në raport sqarohet se trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Kurse, mjekët e arrestuar janë dërguar në mbajtje dhe dyshohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në raportin e policisë rasti është emëruar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Në muajin dhjetor një foshnje e porsalindur ishte futur bashkë me çarçafë në lavatriçe.
Për këtë rast shtatë punonjës ishin suspenduar nga Spitali i Pejës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë