Ka përfunduar takimi midis Tërbunit të Pukës dhe Flamurtarit të Vlorës në “Elbasan Arena”. Koha e rregullt e 90 minutave dhe ajo e shtesës së 30 minutave përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërsa ekipet u drejtuan pikës së bardhë të 11 metershit.
Fati i buzëqeshi Tërbunit te penalltitë, pasi ia dolen të ishin fitues, duke bërë të mundur rrëzimin e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë dhe ngjitjen e tyre në Kategorinë e Parë.
Andi Ribaj ishte lojtari që humbi penalltinë e parë dhe të vetme te vlonjatët. Pas penalltisë së tij, të gjithë të tjerat, nga të dy ekipet u shënuan gola.
Tashmë, Flamurtari duhet të mendojë për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Brenda pak vitesh një emër i madh në futbollin shqiptar “zhduket”, nje situate e nisur nga keq menaxhimi dhe borxhet e shumta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael