Ka ndërruar jetë motoçiklisti 52 vjeçar Pierre Cherpin. Ai ishte dëmtuar rëndë në kokë për shkak të rrëzimit gjatë garës së datës 10 janar në Rally Dakar. Në fakt, Pierre Cherpin, thuhet se ndërroi jetë gjatë transportimit me avion për në spitalin e Lion-it të Francës.
Organizatorët e eventit konfirmuan: ”Chapin ndërroi jetë teksa transportohej me avion nga Jeddah në Hail-Sakaka”, thuhet në komunikatë.
Cherpin kishte mbetur pa ndjenja që në momentin e rrëzimit , në kilometrin 178. Menjëherë u transferua me helicopter në spitalin Sakaka dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në kokë.
Pas operacionit, situate u duk se po përmirësohej, por si pasojë e komplikacioneve nga dëmtime në pjesë të tjera jetike të trupit, piloti francez i kategorisë Original by Motul, ndërroi jetë.
Rally Dakar është gara me motor më e vështira në planet. Kompeticioni zgjat dy javë dhe motoçiklistë do të përshkojnë thuajse 8 mijë kilometra në të gjithë Arabinë Saudite./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael