Sport

Tiger Woods: Jam i lumtur që do të kthehem në shtëpi


Qëndrimit në spital me ç’duket i erdhi fundi. Tiger Woods është rikthyer në shtëpi pas aksidentit të rëndë me makinë.

Të martën e 23 shkurtit, 45 vjeçari Woods, ikona e golfit dhe një ndër sportitstët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, ishte ‘protagonist’ i një aksidenti që e dëmtoi keqazi, në të cilin ishte vet pilot dhe ku makina i doli jashtë kontrolli duke rrëshqitur jashtë aksit rrugor.

Makina u rrokullis disa herë dhe Woods u dëmtua rëndë në disa pjesë të trupit. Konkretisht, Woods theu njërën nga këmbët dhe shëmbi njërin prej kyçeve të këmbës. Fatmirësisht, dëmtimet e shumta nuk përbënë rrezik për jetën, gjithashtu dhe rrezik për karrierën e tij në golf.

Fituesi i 15 kampionateve madhore të golfit, u operua në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në 27 shkurt të Los Angeles/SHBA.

Të mërkurë, Woods shkroi në Twitter: “Jam i lumtur t’ju njoftoj se jam kthyer në shtëpi dhe po rikuperohem. Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe kurajon e pafundme që ka buruar nga njerëzit javët e fundit”, shkroi Woods.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore