Zlatan Ibrahimovic u pensionua mbrëmë nga futbolli i luajtur në ndeshjen që ekipi i tij, Milan-i e mposhti Veronën me rezultat 3:1.
Në këtë mbrëmje Ibra-s iu bë një përshëndetje emocionuese nga tifozët e Milan-it, por derisa gjigandi suedez mbante fjalimin, tifozët e Veronës e fishkëllenin.
“Vazhdoni të fishkëlleni, por ky është momenti më i madh në sezonin tuaj sepse mund të më shihni mua”, iu drejtua Ibra tifozëve të ekipit mysafir, të cilët po në këtë mbrëmje e panë ekipin e tyre të bie nga Serie A.
Zlatan Ibrahimovic to Verona fans booing him:
“Keep booing. This is the biggest moment in your year seeing me”.
Classic Zlatan 😂😂 pic.twitter.com/09F9hgXxjc
— WGM 👑 (@WhatGattusoMad) June 4, 2023
Ibra më pas vazhdoi edhe fjalimin përshëndetës, derisa nuk arriti t’i mbante lotët.
Kështu, në moshën 41-vjeare, sulmuesi suedez e mbyll karrierën futbollistike dhe këtë vit kishte pasur vetëm katër paraqitje me Milan-in, duke shënuar një gol.
Kujtojmë që gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në klube të ndryshme: Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.
Gjatë kësaj kohe, ai ka shënuar 511 gola në 866 paraqitje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com