Artisti kanadez, The Weeknd i ka dhuruar organizatës “School on Wheels” me bazë në Los Anxhelos, laptopë dhe u ka siguruar benefite të tjera me të cilat do të mbështesë më shumë se 1 mijë nxënës që jetojnë të pastrehë nga kopshti deri në klasën e dymbëdhjetë.
Artisti ka dhuruar disa milionë dollarë për organizata bamirëse në vitet e fundit, duke përfshirë përpjekjet humanitare në Gaza, Etiopi, Liban, lehtësimin e Covid dhe më shumë.
Sipas njoftimit, misioni i “School on Wheels” është të rrisë mundësitë arsimore për fëmijët më të anashkaluar në qytet, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.
Dhurimi i tij do të mbështesë Programin e “Literacy School on Wheels” dhe do t’u ofrojë studentëve të moshës 5-8 vjeç mësimin personal dhe mjetet që u nevojiten për të mësuar të lexojnë dhe të shkruajnë.
Donacioni i yllit të hitit “Save your tears”, do të ndihmojë studentët që jetojnë në situata të pastrehë të mbarojnë shkollën e mesme në vitin 2024. Vetëm 68% e studentëve të pastrehuar mbarojnë shkollën e mesme.
Po ashtu, do të sigurojë teknologjinë për të mësuar – laptopë dhe Chromebook, qasje në internet dhe softuer për qindra studentë që jetojnë të pastrehë.
Vetëm disa javë më parë, Ambasadori i Vullnetit të Mirë i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), “The Weeknd” kishte dërguar 2.5 milionë dollarë nga Fondi i tij Humanitar XO drejt përpjekjeve të reagimit humanitar të WFP në Gaza.
Ky donacion, i cili barazohet me katër milionë vakte, ka financuar 820 tonë metrikë pako ushqimore që mund të ushqejnë më shumë se 173 mijë palestinezë për dy javë.
Kontributi i tij vjen në mes të një momenti kritik në përpjekjet e reagimit të WFP-së, pasi ajo garon për të ushqyer më shumë se një milion Gazanë në prag të urisë.
The Weeknd do të sigurojë 4 milionë vakte për të mbështetur përpjekjet humanitare emergjente në Gaza
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com