Java e 18-të e Abissnet Kategorisë Superiore është mbyllur me fitoren e Teutës.
Kampionët në fuqi kanë lënë prapa katër humbjet rradhazi, duke arritur një fitore shumë të vuajtur në Korçë përballë Skënderbeut.
Ndeshja në fakt ishte shumë e qetë, me të dy skuadrat që dukeshin sikur po luanin për një pikë.
Pjesa e parë nuk ofroi asgjë, madje as edhe një goditje të vetme në portë.
Kurse pjesa e dytë ishte histori ndryshe.
Teuta filloi të krijonte raste, dhe momentin e shfrytëzoi që njërën nga ato raste ta shndërronte në gol.
Hero i djemve të detit ishte Lorenco Vila, i cili shumë bukur shënoi golin i cili solli tre pikët durrsakëve.
Teuta mbeti edhe me dhjetë futbollistë në fushë pas daljes me karton të kuq të Dacit, po kjo nuk i ndihmoi Skënderbeut që të nxjerrte një pikë nga ky takim.
Teuta ndodhet në vendin e gjashtë, me 21 pikë pas 18 javësh.
Kurse Skënderbeu mbetet në luftë për mbijetesë, me 16 pikë në vendin e tetë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com