Pronarët e dëshpëruar të makinave Tesla rreth Çikagos u panë duke u përpjekur të karikonin automjetet e tyre pa fat mes temperaturave të ulëta që kanë kapluar vendin.
Stacionet e karikimit janë kthyer në thelb në varreza makinash ditët e fundit pasi temperaturat kanë rënë në dyshifrore negative.
“Ne kemi një tufë kufomash robotësh këtu”, kanë thënë klientët e Supercharger, të cilët kanë histori shumë të ngjashme.
Pasi e lanë makinën jashtë për disa orë, ata nuk ishin më në gjendje ta rindiznin ose ta rikarikonin.
Një ekspert ka thënë se moti i ftohtë mund të ndikojë në aftësinë e automjeteve elektrike për t’u karikuar siç duhet.
“Nuk është ta çosh në prizë dhe të shkosh. Ju duhet ta çoni baterinë në temperaturën optimale për të pranuar karikimin e shpejtë”, ka thënë Mark Bilek i Shoqatës së Tregtisë së Automjeteve të Çikagos.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com