Një tërmet i shkallës 8.2 ballë të riterit goditi gadishullin e Alaskës më saktësisht 91 kilometra në juglindje të fshati Perryville, me 28 korrik të këtij viti.
Këtë e bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke bërë paralajmërimin e një cunami të mundshëm në Alaskën jugore.
“Valët e rrezikshme të cunamit pas tërmetit janë të mundshme brenda tre orëve të ardhshme përgjatë disa brigjeve”, thuhet në deklaratën e instituti Sistemi i Paralajmërimit të Cunami- t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përndryshhe, Perryville është një fshat i vogël rreth 800 km larg nga qyteti më i madhe i Alaskës, Anchorage.
Një tërmet me magnitudë 7.5 shkaktoi cunami në bregdetin jugor të Alaskës në tetor të vitit të kaluar, fatmirësisht pas kësaj tragjedie nuk u raportua për viktima.
Alaska, u godit edhe nga një tërmet me magnitudë 9.2 në mars të vitit 1964.
Tërmeti në fjalë ishte më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Amerikën e Veriut.
Ajo shkatërroi qytetin Anchorage, dhe shkaktoi një cunami që goditi Gjirin e Alaskës, bregun perëndimor të SHBA-së dhe ishullin Hawaii.
Më shumë se 250 njerëz u vranë nga tërmeti dhe cunami i vitit 1964.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com