Lajme

Tërmet në Alaska, paralajmërohet cunami


Ekspertët kanë paralajmëruar për cunami mëngjesin e të enjtes, 29 korrik, pasi një tërmet 8.2 ballë goditi brigjet e Alaskës.

Autoritetet thanë që tërmeti – i cili u regjistrua në 22:15, të mërkurën me kohën lokale (6:15 të enjten) – ishte i cekët, me një thellësi prej 35 km.

Cunami mendohet se do të pëfshijë pjesët jugore të Alaska-s. Përkatësisht Gadishullin dhe zonat bregdetare të Paqësorit nga Hyrja Hinchinbrook në Unimak Pass.

Ndërkohë, autoritetet lëshuan paralajmërime edhe për Hawaii-n dhe territorin amerikan të Paqësorit të Guam-it pas tërmetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore