Kosova

Tentim vrasje në Pejë – prangosen dy persona


Pasditen e kësaj të diele, konkretisht në orën 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.

Ndërkaq dy të dyshuar janë dorëzuar në polici dhe me urdhër të prokurorit njëri është ndaluar për 48 orë dhe tjetri për 24 orë, meqë ishte i mitur.

”Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të Shtetit, njëri prej tyre 24 orë për shkak se është i mitur, ndërkaq rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë”, tha për Albanian Post zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me sa kemi pranuar informatë ne si Prokurori, janë vetëdorëzuar në polici sot gjatë ditës”, shtoi ai.

Nikçi ka potencuar se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

Ndërsa në vend në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë arritur që t’i gjejnë disa gëzhoja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore