Teleskopi Hapësinor Hubble bëri një foto të galaktikës NGC 6956, e cila ndodhet afërsisht 214 milionë vite dritë nga Toka.
Lajmi u bë i ditur nga publikimi i zbulimeve hapësinore “Space”.
NGC 6956 është një nga galaktikat spirale të mbyllura, të cilat e kanë marrë emrin e tyre nga “shiriti” shumë i spikatur i yjeve që përshkon bërthamën galaktike.
Ato janë një nga llojet më të zakonshme të galaktikave në universin e njohur, që përbëjnë afërsisht 70 për qind të të gjitha galaktikave.
Fotoja tregon yje, shkëlqimi i të cilëve ndryshon në intervale të rregullta.
Ndryshimi në shkëlqim i ndihmon astronomët të llogarisin distancën e këtyre yjeve nga Toka.
Kujtojmë se teleskopi hapësinor Hubble bëri më herët një foto të një objekti hapësinor që i ngjan një “vrime çelësi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com