Pajisje

Telefoni me kapakun e pasmë miqësor ndaj mjedisit


Marka teknologjike simotër e Oppo-s dhe OnePlus-it, Realme, ka prezantuar telefonin e vet të ri të quajtur GT 2 Pro.

Dhe teksa të gjithë emrat e botës së teknologjisë garojnë për specifikimet më të mira të pajisjeve të tyre teknologjike, telefoni i ri i Realme ka bërë një gjetje.

Tipari më i dukshëm i pajisjes dhe krejt i veçantë është ajo çka ndjehet kur përdoruesi e mban telefonin në dorë.

Faqja “Engadget” tregon se trupi i telefonit në pjesën e kapakut të pasmë të tij është i veshur me një material bio-polimer miqësor ndaj mjedisit.

I bërë nga letra, materiali ka siguruar edhe Çertifikimin Ndërkombëtar të Qëndrueshmërisë dhe Karbonit ose shkurt ISCC-në si provë e mirëqenies së tij mjedisore.

Sipas “Engadget”, prania e materialit i shton telefonit GT 2 Pro një ndjesi të kënaqshme letre, të cilën Realme e quan “Paper Tech Master Design”.

Aktualisht, telefoni prezantohet në Kinë më katër janar të vitit 2022, me pajisjen që përfundimisht do të lancohet jashtë shtetit më vonë vitin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore